FOTO – Ekzekutoi 27 vjeçaren shqiptare në SHBA, zbulohet identiteti i “Bambit” me të cilin gruaja kishte një fëmijë…

Personi që shihni në foton poshtë është Benjamin Robert Williams i njohur me nofkën “Bambi”, 38 vjeç, i cili sipas policisë së Floridës akuzohet si ekzekutuesi i 27 vjeçares më origjinë nga Libohova, Joana Peca.

Policia ka bërë vëzhgimet e kamerave të sigurisë dhe ka kqyrur vendngjarjen, derisa doli në një përfundim të asaj se çfarë ndodhi në vendin e ngjarjes në Kopshtit Memorial ‘Woodlaën’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës së kaluar.


Joana Peca u gjet e e pajetë nga policia. Dallohej qartë se e reja kishte marrë disa plagë me armë zjarri. Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur Williams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë.

Autorin e dyshuar 38-vjeçar policia e ka shpallur në kërkim, teksa ka vënë edhe një shpërblim për atë që ndihmon në kapjen e tij.