Në “Kupën e Pavarësisë”, të organizuar nga Federata Shqiptare e Notit dhe zhvilluar në pishinën “Stela” në Tiranë, Vllaznia u përfaqësua denjësisht nga 15 sportistë. Mes 216 notarëve nga 11 ekipe pjesëmarrëse, sportistët tanë treguan një performancë të jashtëzakonshme:
-Alessandro Hyso u shpall sportisti më i mirë i kampionatit për meshkuj, duke triumfuar në:
🥇 50 m shpinë
🥇 50 m stil i lirë
🥈 50 m delfin
-Viki Tafrruku, e dyta më e mirë në renditjen për femra, arriti:
🥈 100 m stil i lirë
🥈 200 m stil i lirë
🥈 400 m stil i lirë
-Vittoria Hyso u vlerësua me:
🥈 50 m stil i lirë
🥈 50 m shpinë
🥉 100 m shpinë
🥉 100 m stil i lirë
Përgëzime sportistëve dhe stafit trajner për suksesin e arritur! 👏🏼