
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka akorduar “Medaljen e Nderit” punonjëses së policisë Ina Nuka, e cila u lëndua gjatë protestave të opozitës të 22 nëntorit 2018, përpara selisë së Kuvendit.
Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe disa kolegë të repartit “Shqiponja”, ministri Lleshaj shprehu vlerësimin e tij dhe Policisë së Shtetit për kurajën dhe përkushtimin e treguar nga Nuka.
Ministri i Brendshëm lajmëroi se do të ketë shpejt ndryshime në Kodin Penal, për të ashpërsuar masën e dënimit për personat që ngrenë dorë kundër punonjësve të Policisë së Shtetit në detyrë. Nderkohe qe Ina ka thene se endrra e saj eshte te jete mes kolegeve.