FOTO – Edhe zyrtarisht pjesë e Vllaznisl, firmos për kuqeblutë sulmuesi maqedonas Simeon Hristov…

Ashtu siç pritej, pas disa ditësh stërvitje me ekipin, mesditën e sotme është arritur akordi dhe më pas ka ardhur firma në kontratë me futbollistin maqedonas Simeon Hristov. Lojtari në fjalë luan në pozicionin e sulmuesit dhe me marrjen e tij, drejtuesit e klubit kanë plotësuar një nga kërkesat e stafit teknik për përforcime në repartin ofensiv, duke shpresuar të kemi zgjidhur problemin e shfaqur tek skuadra në gjysmën e parë të sezonit. Klubi dhe futbollisti Simeon Hristov kanë firmosur sëbashku për një periudhë njëvjeçare.


 KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti dhe shpresojmë që bashkëpunimi dypalësh të jetë sa më i frushëm në të mirë të skuadrës tonë. /Njoftim për mediat i KF Vllaznia sh.a./