
Shkruan në Facebook kandidati për deputet i Pd- së Shkodër Arben Gjuraj: Sot patëm takimin e rradhës në Velipojë, ku Kryetari i Partisë Demokratike Shkodër prezantoi kandidatët për deputet me strukturat e PD-së, grupseksioni nr.1 Velipojë dhe me qytetarët, të cilët duan të njihen me programin e Partisë Demokratike, si e vetmja shpresë për zgjidhje, që shpëton Shqipërine nga diktati i kësaj qeverie të inkriminuar.
Ekipi fitues dhe programi i prezantuar nga Partia Demokratike kthejnë shpresën e qytetarëve te qeverisja dhe te potenciali i zhvillimit të Shqipërisë.
Falenderojmë strukturat dhe qytetarët për besimin që treguan!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!