Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO E RRALLË/ Viti 1917, avioni francez sulmon nëndetësen gjermane në ujrat e Shqipërisë

ShkodraWeb 10 February, 2018
avionNendeteseBombardim00

2018 shënon edhe 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore e duke kthyer kokën pas në kohë, ia vlen të rrëmojmë e të nxjerrim në pah sa herë na jepet rasti, materiale e dëshmi të reja që lidhen me zhvillimet e pasojat e saj për Shqipërinë.

Territorin shqiptar dihet se e shkelën austro-hungarezët e bullgarët në njërin krah, si dhe italianët, serbo-malazezët, grekët e francezët në krahun tjetër, duke sjellë me vete shumë kaos, pasiguri, vuajtje dhe kërcënuar kështu shumë edhe vetë prezencën e shtetit shqiptar që thuajse shkoi drejt zhdukjes, vetëm pak vite pas shpalljes së pavarësisë e njohjes ndërkombëtare.

Me të drejtë pohohet se territori shqiptar megjithatë i kurseu skenat e luftimeve çnjerëzore, të cilat Europa njohu në frontet e saj në Lindje e Përëndim, por fotoja që po botoj bashkangjitur këtij teksti, dëshmon se përtej saj, një luftë e ashpër duket se është zhvilluar në ujërat shqiptare, ku të dyja dyja palët kishin rast të përdornin e të eksperimentonin të gjithë arsenalin e tyre.

Fotoja në fjalë, nuk përbën risi vetëm si një material grafik i papublikuar deri më sot, por më shumë për vetë faktin se, nuk kemi pasur deri më tani asnjë dëshmi të verifikuar e të dokumentuar mbi prezencën në ujërat e Shqipërisë të nëndetëseve gjermane, të cilat në atë kohë në fakt ishin bërë tmerri i aleatëve që po luftonin kundër fuqive të Boshtit e aleatëve të tyre.

Gjermanët në fakt nuk kishin interes direkt në Shqipëri, por si aleatë të austro-hungarezëve i ndihmuan ata sa mundën në përballjen e tyre frontale me italianët, grekët, serbët e francezët, duke shfaqur prezencë në fakt fare të vakët në rajonet e skajshme juglindore të Shqipërisë (rajoni i Prespës p.sh. apo në territoret e banuara me shqiptare në perëndim të Maqedonisë) duke u përballur kryesisht me francezët e ndihmuar më shumë bullgarët në objektivat e tyre.

Perandoria dualiste austro-hungareze angazhoi në krahun tjetër edhe shumë anije luftarake në ujërat territoriale shqiptare, shumë prej të cilave më vonë do të mbyteshin nga përplasjet me aviacionin italian e francez, ndërsa sipas asaj që na sugjeron materiali i marrë nga arkiva e revistës franceze “Le Miroir” i vitit 1917, rezulton se gjermanët në këtë rast janë përpjekur t’u vijnë në ndihmë aleatëve të tyre të dëshpëruar me armën që në atë kohë cilësohej si më e sofistikuara e kohës.

Diçitura e fotos na jep të kuptojmë se gjithçka po ndodhte shumë pranë ujërave të bregdetit të Durrësit, ndërsa një avion francez në zbatim të urdhërave nga Ministria Franceze e Luftës, ka pikasur dhe goditur menjëherë nëndetësen gjermane, e cila duket se ka qenë thuajse në sipërfaqe.

Post navigation

Previous: Mospagesa e rrogave të pedagogëve, PD: Ligji i arsimit të lartë ka dështuar…
Next: FOTO/ Vendos kokën e tij brenda një kafazi dhe çelesin e mban bashkëshortja, arsyeja e çuditëshme…

TË FUNDIT

thoma gellci zgjedhje 2026

NGA THOMA GËLLÇI – Zgjedhjet që rrëzuan shtetin…

ShkodraWeb 26 May, 2026
at nikoll kolaj dajc 2026

FOTO – Hapet pas 70 viteve varri i At Nikollë Kolaj, fratit që njihej si mrekullibërës i madh në zonë e më gjërë

ShkodraWeb 22 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.