Ka ndërruar jetë një nga personat që mbeti i lënduar pak minuta më parë, në një aksident fatal në fshatin Leshnicë të Korçës. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit Volkswagen Agron Qamo. Në aksident u përfshinë dy automjete, ndërsa mbetën të dëmtuar edhe katër persona të tjerë. Aata janë identifikuar si: Daniel Hyka, Fiqerete Qamo, Gentiana Akballa dhe një 10 vjeçar me iniciale K.A.
Personat e lënduar janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.