
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Shumë i lumtur që dy projekte të mëdha dhe të rëndësishme do të realizohen së shpejti për fshatin Bogë. Sistemi i furnizimit me ujë dhe kanalizimet si dhe shtegu e biçikletave.
Sot zhvilluam dëgjesën publike me banorët, ku diskutuam hapur mbi projektet dhe ndikimin e tyre në komunitet. Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës dhe kthimit të Bogës në një destinacion të vërtetë turistik malor.




