Nje aksident ka ndodhur pasditen e sotme ne superstraden Lezhe-Lac, prane Fushe Milotit. Burimet bejne me dije se jane perplasur dy automjete dhe per pasoje jane lënduar dy persona. Ata jane derguar per ndihme mjekesore ne spital.
Te dëmtuar mbeten drejtuesi dhe pasagjeri i njerit prej makinave te perfshira ne aksident. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet dhe pritet te jape te dhena shtese per aksidentin.
Sakaq, nje tjeter aksident ka ndodhur ne Mamurras ku nje automjet ka dale nga rruga dhe jane lënduar drejtuesi dhe pasagjeri.