Është padyshim një nga ndërtesat më të veçanta, më interesante jo vetëm në zonën e Shirokës por në të gjithë Shkodrën. E lënë në harresë prej shumë e shumë vitesh, Vila e Zogut, duket se po rikthehet në vëmendjen e shtetit.
Kontestuar si pronë në mes Familjes Mbretërore dhe BSPSH- së, të cilat para disa viteve e dhanë në përdorim tek një investitor privat, shumë shpejt Vila e Zogut mund të gëzojë statusin “monument kulture”. Kjo falë inicitaivës së DRTK- së Shkodër, shkruan ShkodraWeb.
“E kemi nisur ditën me ekipin fantastik të Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kultures të cilët në bashkëpunim me specialistët e DRTK Shkodër kanë nisur punën për rilevimin hartografik dhe dokumentimin e pasurisë së vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare ,“Vila e Zogut”, një prej godinave ikonike në Shirokë për ti dhënë statusin Monument Kulture.”, shkruan shefja e DRTK- së Shkodër Besara Podgorica në rrjetet sociale, shkruan ShkodraWeb.
Nëse do të rijetësohet, do të hapë dyert për vizitorë të ndryshëm, ndoshta edhe si një muze i historisë së Mbretërisë dhe Familjes Mbretërore Shqiptare, Vila e Zogut do të jetë një atraksion më shumë për turizmin në Shkodër.