E vështirë për t’u pranuar e me shumë dhimbje është ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit të madh Rikard Ljarja për familjen e tij, por më e vështirë duket se është për të birin. Djali i aktorit që humbi jetën pak ditë më parë, pasi u mund nga sëmundja e rëndë që e kishte prekur prej kohësh, i ka bërë një dedikim shumë prekës.
Në rrjetet sociale, djali i aktorit shkruan se nuk do të donte kurrë që të vinte kjo ditë, jo kaq shpejt, thotë ai.
STATUSI I PLOTE
Drita e shprit tim u largua fizikisht por kurr slargohesh dot nga mua, do jesh gjithmon me mua o ba o shpirt im o shoku im i vetem. S’do doja te shkruaja kurr per kte dit, jo kaq shpejt jo, m fal. Nuk te them lamtumir, do te them si cdo dit “Ciao Tado”, do takohemi e do kemi perjetesin per bisedat tona. Prehu ne paq o bab se drita e shpirtit tend eshte me mua.