2 vite pas afatit të parashikuar dhe shpallur, përfundon projekti i strehimit social për komunitetin rom dhe egjiptian. Një projekt i financuar nga qeveria shqiptare nga Fondi i Strehimit Social me një vlerë totale prej 71.3 milion lekësh në bashkëfinancim prej 25% me Bashkinë Shkodër.
Brenda territorit të Bashkisë Shkodër jeton një komunitet prej 450 banorësh rom, të lokalizuar në 5 kampe informale brenda pronave private nëpër qytet. Nga këta banorë, rreth 142 janë të regjistruar si banorë të Bashkisë Shkodër, ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht mobile dhe pse të stacionuar në qytet prej 30 vitesh tashmë.
Në projektin që qeveria shqiptare bashkëfinancoi me Bashkinë Shkodër (75% Qeveria- 25% Bashkia) u arrit që në 3000m truall të ndërtohen rreth 840m gjurmë banimi përfshirë kanalizime, zona rekretive etj. në 2 tipe apartamentesh 1+1 dhe 2+1.
Një mbështetje të madhe në mobilimin dhe vënien në efiçencë të banesave dha edhe Organizata Shpresë për Botën me përfaqësues z.Fred Zefi. Projekti u implementua në 5 faza i shtrirë në një afat 2 vjeçar financimi (’19-’20). Por banesat arritën të bëhen eficente vetëm në prag të dimrit 2022. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Këshillit Bashkiak Shkodër/