FOTO – Drejt përfundimit rruga Linaj-Lepurosh-Egç, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj inspekton punimet

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka inspektuar punimet që po kryhen në aksin rrugor Linaj-Lepurosh-Egç. Është një investim i cili e kthen këtë zonë në atraksion turistik edhe për Malësinë e Madhe.

Në faqen zyrtare të Bashkisë Malësi e Madhe në Facebook, janë publikuar disa foto ku shihen edhe matje të rrugës lidhur me gjërësinë e saj. Nuk është e qartë nëse inspektimi ka qenë pikërisht në funksion të verifikimit të respektimit të parametrave të rrugës, por duket se punimet janë cilësore dhe përmirësojnë dukshëm infrastrukturën e zonës.

ShkodraWeb Channel

Open

Close