FOTO – “Dita pa makina” në Shkodër, prefektja Majlinda Angoni i bashkohet pedalimit me biçikleta të gjimnazit “Oso Kuka”…

Shkruan në Facebook Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër: 22 shtator- “Dita pa makina”. Këtë të Enjte i’u bashkova lëvizjes sociale të nxënësve të Gjimnazit “Oso Kuka”- “Një qytet me biçikletën time, e veshur bukur dhe plot energji”. Veshëm ngjyrat e natyrës, të jetës, të stinës, dhe i bashkuam me sinergjinë e qytetit ku pedaluam për “7 palë qejfe”, në vendlindjen e biçikletës.

Ju bashkuam përpjekjes për të frymëzuar të rinj aktivistë të përdorin sa më shumë biçikletën si një aktivitet që ndikon në cilësinë e mjedisit dhe të jetës, por edhe si një thirrje ndërgjegjësuese për më shumë ndjeshmëri nga pushteti vendor dhe qendror për më shumë korsi për biçikletat.