
Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Bashkia e Shkodrës organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me synimin formimin dhe promovimin e shërbimeve sociale në territor për integrimin, edukimin, fuqizimin e fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Fokusi i aktivitetit të sotëm ka qenë mbi të drejtën themelore të fëmijëve “E drejta për edukim”.
Përfaqësues të Qendrave Komunitare “Për Familjen” dhe partnerë të organizatave të shoqërisë civile kanë prezantuar shërbimet e klasave përforcuese pas shkollore që po ofrohen pranë këtyre qendrave dhe në shkollat 9 vjeçare. Gjithashtu në këtë aktivitet është prezantuar “Shërbimi alternativ për kujdestarinë familjare” shërbim i cili po realizohet pranë Shtëpisë së Fëmijës 0-6 vjeç.
Salla e këshillit bashkiak sot ishte e mbushur me fëmijë nga shkollat 9 vjeçare si “Edith Durham”, “Tringë Smajlaj” në Grudë të Re, “Salo Halili”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Mati Logoreci”, “Dëshmorët e Rrencit” në Rrenc, “Liria”, etj dhe gjithashtu nga përfaqësues të institucioneve rajonale dhe organizatave të shoqërisë civile.
Ky aktivitet u mbështet nga organizatat partnere Arsis dhe Terre des Hommes.
Fëmijët e Qendrës Kulturore dhuruan këngë dhe interpretime për bashkë moshatarët e tyre. Në fund të këtij aktiviteti, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, dhuroi një libër për secilin nga fëmijët pjesëmarrës.
[masterslider id=”33″]