Vllaznia B ia ka dalë të mundë në shëpi Adën e Velipojës. I konsideruar si “derbi” shkodran i Kategorisë së Dytë të futbollit shqiptar, ndeshja e luajtur në Velipojë ka dhuruar shumë gola, bashkë me fitoren për kuqeblutë. Vllaznia B ka shënuar plot 4 gola me dy futbollistë: Stivi Shaba (2) dhe Kalemio Palushani (2). Për ekipin vendas të Adës autor i 2 golave ishte Arbjos Hasani.
Vllaznia B sivjet do të luante në Kategorinë e Parë, por rënia e Vllaznisë A në këtë kategori, solli rënien automatike të ekipit të Ervis Krajës në Kategorinë e Parë. Sfida sivjet është e dyfishtë për të dy këto ekipe: Vllaznia A për tu ringjitur në Superligë dhe Vllaznia B në Kategorinë e Parë. /Foto:TV1 Channel/