Deputeti i partisë ‘Nisma’ në Kosovë, Haxhi Shala është bërë pjesë e një skandali që ka përfshirë mediat në Kosovë, por jo vetëm. Një vajzë e quajtur Angelina Shala, e cila jeton në Gjermani dhe me profesion është këngëtare ka publikuar disa foto me deputetin e martuar dhe me dy fëmijë ku thotë se është i dashuri i saj.
Por, pasi deputeti ka reaguar duke thënë se nuk e njeh dhe ato mund të jenë foto elektorale, vajza nuk është dorëzuar dhe ka publikuar foto nga shtrati së bashku me deputetin.