Deputeti i Shkodrës Bardh Spahia ka patur sot ditëlindjen. Bashkë me Bashën, ai ka qenë sot pjesë e turit që PD po kryen në Shqipëri në prag të protestës së 16 shkurtit në Tiranë. Megjithëse një ditë e ngjeshur, nuk ka munguar surpriza për Spahinë. Ndërsa Basha kishte planifikuar një kafe me kryesinë e Shkodrës, është shfaqur në tavolinë një tortë, surprizë për Spahinë. Natyrisht, mbi tortë nuk do të mungonte logoja e PD-së, stetostkopi i mjekut dhe ngjyrat mbizotëruese ishin bardh e blu.
Një ditëlindje e veçantë kjo për Bardh Spahinë, e festuar në kulmin e një dite të ngarkuar me aktivitete politike, por në Shkodër. Aty ku u zgjodh deputet për herë të parë para dy viteve. Për vetë natyrën e tryeyës, nuk kishte këngën e zakonshme “Happy Birthday” por vetëm duatrokitje nga të pranishmit! Gëzuar!