
Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar orët e fundit infrastrukturën që rrethon stadiumin “Loro Borici”. Është dëmtuar një nga shtyllat e ndriçimit, në afërsi të Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”. Siç e tregojnë edhe fotot, shtylla është goditur afër bazamentit dhe ka rënë përtokë. Akte të tilla përveç se dëmtojnë atë që është pronë publike, shëmtojnë imazhin e qytetit por edhe krijojnë probleme me lëvizjen gjatë natës për shkak të mungesës së ndriçimit.





