Kolektorët kanë një rëndësi të dorës së parë në akset rrugore. Sidomos në ditë me shi, si këto të fundit, ato ndihmojnë në largimin e ujit nga rruga brenda një kohe të shkurtër. Fatkeqësisht, megjithë sensibilizimin e vazhdueshëm, ka mjaft persona të papërgjegjshëm që ndikojnë në bllokimin e kolektorëve duke krijuar situata të vështira për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.
Kështu, rasti më i fundit ishte në Rrethina të Bashkisë së Shkodrës. Dëmtimi i kapakëve të pusetave, sjell që në kolektorë të përfundojne edhe inerte të ndryshme, të cilat e bllokojnë atë. Kështu ka ndodhur edhe sot dhe është dashur ndërhyrja e mjeteve dhe punonjësve të UKSH – Ujësjellës- Kanalizime Shkodër që situata të zgjidhej brenda një ore.
Lajmin e ka dhënë administratori i NJA Rrethina Tonin Dedaj, përmes një postimi në Facebook, ku përveç fotove, ai shkruan:
“Bllokim kolektoresh ne nje rruge dytesore ne Dobrac, situate e krijuar nga papergjeshmeria e dikujt qe ka demtuar kapaket e pusetave. Situata u be emergjente edhe pasi kjo rruge sot ishte e ngarkuar me kalimtare qe shkonin per ngushllime ne nje rast vdekje aty afer.
Pas kerkeses sime dhe fale nderhyrjes shume te shpejte dhe profesionale te ndermarrjes se Ujsjellsit Shkoder kjo situate u zgjidh brenda 1 ore.
Apeli im eshte te ndalojme papergjegjshmerite e cdo lloji qe sjellin pasoja, e per fat te keq po na kthehen ne smundje kolektive.”, shkruan administratori Deda. /ShkodraWeb Media/