Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar sot ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Në fjalën e tij, Mesiç, gjërësisht i njohur si mbështetës i shqiptarëve dhe të drejtave të tyre kudo në rajon është shprehur hapur kundër idesë Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.
“Millosheviçi donte të ndryshonte kufijtë, – tha Mesiç, – prandaj bëri luftë, qindra mijëra njërëz u vranë dhe kufijtë nuk u ndryshuan. Evropa na duhet për të hequr njëherë e përgjithnjë luftën nga Ballkani Disa thonë sot që Millosheviçi qëllimet i ka patur të mira, po ka humbur luftërat; ata e kanë gabim edhe sot
Me Evropën, kufijtë duhet t’i hapim, jo t’i ndryshojmë. Angazhohem për përshpejtimin e integrimit në BE të të gjithë Ballkanit. Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Presidentin Meta është i shkëlqyer,”theksoi Mesiç.