Kanë dalë fotot e takimit të zhvilluar nga kryebashkiakja Voltana Ademi me stafin drejtues, tekniko- sportiv dhe futbollistë të KF Vllaznia, takim që solli rifillimin e stërvitje ditën e hënë, 25 maj 2020, në orën 09.00. Në fotot e shpërndara nga KF Vllaznia në faqen zyrtare, shihet kryebashkiakja Ademi, administratori Lici, stafi teknik me në krye Jonuz dhe dy futbollistët Lika dhe Malota.
Nga pamjet, shihet se takimi është zhvilluar në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi. Në këtë takim është gjetur edhe mirëkuptimi që solli rifillimin e stervitjes për Vllazninë ditën e neserme.