Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë portierin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Hoxhën, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës është shfaqur edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila prej disa kohësh është në një lidhje me kapitenit e Partizanit.
Portieri i Partizanit dhe ish-portieri i Kombëtares u kap duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij në rrugën “George W Bush”.