
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka liruar nga detyra 4 administratorë të Njësive Bashkiake. Sqarohet se vendimi ka ardhur pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë. Veliaj falendëroi për kontributin 2-vjeçar në Bashkinë e Tiranës, administratorët e liruar nga detyra, përkatësisht të njësive 2, Elez Gjoza, njësisë 8 Erjon Xhafa, njësisë 11 Gentjan Arapi, dhe të njësisë Berzhitë, Refik Velia. Ndërkohë Veliaj ka shprehur mirënjohjen për 2 këshilltarët e opozitës që votuan pro për projektet për qytetin.