Ndarja e tyre pak ditë më parë bëri bujë dhe u komentuar shumë edhe për faktin se ndodhi pak para se ata të kurorëzonin lidhjen e tyre me martesë. Bëhet fjalë për këngëtarin Blero dhe modelen Afrona Dita të cilët janë rikthyer sërish bashkë.
Thashethemet për ndarjen nisën për shkak se Afrona i kishte fshirë të gjitha fotot me Bleron dhe të dy e kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.
Por mesa duket ndarja e tyre ka qenë e përkohshme pasi çifti është rikthyer sërish bashkë. Mbrëmjen e djeshme Afrona postoi një foto të të dyve dhe shkruante se çdo lidhje ka ulje e ngritje dhe se asnjë lidhje nuk është perfekte.
“Asnjë lidhje nuk është perfekte. Çdo lidhje ka ulje dhe ngritje. Ata që i kalojnë të gjitha, janë vërtet të dashuruar”, shkruan Afrona.