Prej disa kohësh po përflitet për një romanacë mes moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit, Eduart Grishaj. Edhe pse dyshja ka vendosur që të mos reagojë në lidhje me këto lajme, ata shpeshherë janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje edhe në postimet e tyre në “Insagram” është vënë re se kanë qenë në të njëjtat vende në të njëjtën kohë.
Gjithashtu nuk mungojnë as komentet e ëmbla që bëjnë në postimet e njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se janë çift. Por ditën e sotme, Arbana dhe Eduarti kanë zbuluar se kanë nisur pushimet së bashku. Ata kanë treguar edhe destinacionin fantastik që kanë zgjedhur dhe është Maroku.
Çifti ka publikuar në “Instastory” pamjet më të bukura të vendit, të cilin duket se po e shijojnë shumë.