ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Çfarë po ndodh, forca të shumta policie dhe FNSH tek Unaza e Re…

Jo e qetë dhe normale situata te Unaza e Re, atje ku banorët protestojnë prej muajsh në mbrojtje të banesave të tyre. Mësohet se banorët kanë ndezur zjarr e kanë grumbulluar gurë për shkak të prezencës së shtuar të policisë. Sipas ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu në vendngjarje ndodhen edhe FNSH-të. Po ashtu raportohet se në mbështetje të banorëve përveç Balliut janë edhe dy ish deputetët e LSI-së, Petrit Vasili e Endrit Braimllari.

Loading...

STATUSI I KLEVIS BALLIUT

Siç e kam paralajmëruar Edi Rama kërkon viktima dhe sot ka sjellë FNSH dhe gjithë Policinë e Shtetit për të ndaluar heronjtë e Unazës së Re që të protestojnë, siç ja lejon Kushtetuta duke provokuar dhunën dhe bërë arrestime të paligjshme tek Unaza. Gjithçka ndodh sot është faji i Edvin Kristaq Ramës.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti bëjë thirrje qeverisë të tërhiqet për të parandaluar dhunën. Unaza momentalisht është në shtet rrethim për të provokuar dhunë.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.