Dy reperët e njohur, Ledri Vula dhe Noizy, kanë një lajm të mirë për të gjithë fansat. Ata kanë publikuar një fotografi nga studioja e incizimeve, përmes së cilës tregojnë se kanë përfunduar incizimet e këngës së tyre më të re. Pak ditë më parë, ata ishin në qendër të vëmendjes, ku nga Gjermania thanë se po xhironin skenat e klipit të ri, i cili pritet të shndërrohet menjëherë në hit. Dy reperët nuk kanë dhënë shumë detaje për këngën, duke mbajtur ende mister edhe titullin e saj apo datën e publikimit, në mënyrë që kjo të mbetet surprizë deri në daljen e saj në treg.