Para ndeshjes së fundit të kampionatit me Partizanin, tek Kamza kryetari i bashkisë, Xhelal Mziu, bashkë me presidentin Qarri, ka mbledhur ekipin për t’i dhënë mbështetje dhe motivim në një takim vendimtar.
“Inkurajim dhe mbështetje maksimale për futbollistët e Kamzës, për të arritur fitoren në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.” – shkruan Xhelal Mziu në një postim në Facebook, teksa poston edhe foto bashkë me ekipin, një ditë para ndeshjes me të kuqtë në kryeqytet, që do vendosë edhe për fatet e sezonit të kamzalinjve.