
Sulmuesi Sindrit Guri luajti ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Kukësit, pasi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ostendes në kampionatin belg. Në shënjë falenderimi për atë çka dha me skuadrën e Kukësit, drejtuesit verilindorë i kishin përgatitur një surprizë me tollumbace, bomberit shkodran. Nuk munguan as lotët në fundin e ndeshjes, nga ana e Gurit, i cili iu dha lamtumirën shokëve të skuadrës dhe drejtuesve.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!