Pavarësisht tensioneve dhe shkëmbimit të deklaratave nga zyrtarët e Shqipërisë dhe Greqisë muajt e fundit, dy ministrat e Punëve të Jashtme shfaqen të relaksuar dhe buzëqeshur në një takim që kanë zhvilluar në punimet e OKB në SHBA.
Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka publikuar në Facebook foton duke drekuar me homologun grek Nikos Kotzias.
Bushati shkruan se me Kotzias ka diskutuar për cështje të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Me mikun dhe kolegun Nikos Kotzias për disa çështje mbi bashkëpunimin dypalësh” shkruan shefi i diplomacisë shqiptare.