FOTO – “Burrat po i ndërron si çorapet…”, përgjigja e Dembacajt lë “gojëhapur” fansin: Kaq rrallë i ndërron…

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj shkroi dje se kishte nisur pushimet ne Jug te vendit, mesa duket pushime te vonuara keto, sa kohe qe i ka lene ne fund te gushtit.


Ajo po pushon me partnerin e saj, Mark Frrokun dhe vajzën, Viktoria. Moderatorja ndau me ndjekësit foto nga pushimet e saj, ku pozoi krah vajzës dhe ish-deputetit.

Por menjëherë kanë shp.ërthyer kritikat në rrjet ndaj Rudina Dembacajt, e cila nuk i ka kursyer përgjigjet. Një prej tyre e kritikoi që publikoi foto me vajzën dhe partnerin e saj të ri, duke i kujtuar që Viktoria ka baba tjetër.

“Unë kam pasur respekt për ty Rudina, por me thënë të drejtën tek foto ku keni dalë të tre mua më nev.eritesh. Më mirë dil me vajzën, se foto fallco. S’kam asgjë personale. Jam nënë vetë, çdo kujt mund t’i ndodhi ndarja, por baba një ka fëmija dhe pikë. Ta kesh me jetë ❤❤e vogël të rritet e lumtur,”– shkroi një komentuese.

Por moderatorja iu përgjigj se nuk ka pse pyet askënd se më ke del në foto dhe sa vajza e saj ka një “superbaba”.

Mbështet ShkodraWeb Media

“Ti faleminderit dhe më fal që nuk të pyeta me kë të dal në foto😂 Babain vajza e ka dhe e ka superbaba! Nuk ja heq foto superfuqitë. Ti kesh me jetë fëmijët e tu!”- shkroi Rudina Dembacaj.

Ndërsa një tjetër i komentoi se po i ndërron burrat “si çorapet”.

“Burrat po i ndërron si çorapet,”- i komentoi ndjekësi.

“Eeeeehhhh çfarë të bësh! Kaq rrallë i ndërron çorapet?”– iu përgjigj ajo.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel