FOTO – Bujar me emër, bujar me zemër, “Nderi i Kombit” vazhdon traditën, shtron iftar për të 13- in vit radhazi

Në muajin e madhnueshëm të Ramazanit “Nderi i Kombit” Bujar Qamili shtroi një iftar në “Restorant Shkodra” dhe këtë radhë të ftuarit e tij ishin dhjetëra besimtarë musliman, të cilët mbasi kryen faljen u drejtuan te tryezat e shtruara, të mbushura plot me ushqime, ëmbëlsira, fruta e pije të freskta.

Janë trembdhjetë vite pa ndërprerje që këngëtari Bujar Qamili shtron iftar në Muajin e Madhnueshëm të Ramazanit, duke e kthyer në traditë të përvitshme.


Përfaqësuesi i Myftynisë së Shkodrës z.Arben Halluni, falenderoi Bujar Qamilin për shtrimin e iftarit, duke shprehur kënaqësinë e tij që mori pjesë në këtë sofër iftari, duke thënë se Bujari tregon respektin dhe nderimin që ka ndaj agjëruesëve, duke iu qëndruar afër besimtarëve muslimanë.

Në fjalën e tij të mikpritjes Bujar Qamili uroi për gjithë muslimanët agjërim të lehtë, duke falenderuar pasqyrimin që media i bën këtij muaji të rëndësishëm, gjithashtu me modestinë e tij u shpreh se kënaqësia më e madhe ishte jo detyrimi i tij shpirtëror, por respekti i pjesëmarrësve që pranuan ftesën e tij dhe se kjo bamirësi do të jetë e përvitëshme. /Nga Ramazan ÇEKA, publikuar në Facebook/