
Protesta e avokatëve duket se pëo merr përmasa kombëtare. Pas Elbasanit dhe Korçës kanë nisur bojkotin e seancave gjyqësore dhe avokatët në Lezhë, Laç, Mirditë dhe Krujë. Mësohet se janë rreth 150 avokatë të cilët kanë bojkotuar të gjitha proceset për 3 ditë. Siç shihet nga fotot i pranishëm me avokatët është edhe kreu i Dhomës se Avokatisë, Sami Dema. Mëngjesin e sotëm bojkotuan punën edhe avokatët e Lushnjes dhe Vlorës.
Organizimi është në shenjë proteste për egzekutimin e Ravik Gurrës. Ai u vra mbrëmjen e 22 marsi në mes të qytetit të Elbasanit dhe dyshohet se një nga pistat e egzekutimit të tij ishte për shkak të detyrës. Viktima ishte avokat i çështjes Shullazi si dhe ka ndjekur cështjen e fisit Capaj në Elbasan, grupit Hakmarrja për drejtësi etj.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!