NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO – Bisnesmeni Vasel Muçaj në Malësinë e Madhe, katoliku që dhuron për 100 familje myslimane për Fitër Bajram

Kjo realisht nuk ndodh kudo dhe kurdoherë, akte humanizmi kaq domethënëse, shpirtërore e vëllazërore kanë vëtëm një “vendlindje”,  Malësinë e Madhe. Pak kohë më parë kur për Pashkët katolike, biznesmëni i njohur jo vëtëm në Malësinë e Madhe, Vasel Muçaj, jo vetëm që nuk vlerësohej si ndonjë lajm i bujshëm, por shumë nga ata ziliqarët e patën anatemuar si të njëanshhëm, qoftë në besim por edhe në përceptime të tjera.


Por ja që erdhi një ditë dhe të gjithë atyre “ziliqarëve”, zëmërbardhësia, shpirti njërëzor i humanizmit të presidentit të Kompanisë “Muçaj”, Vasel Muçaj, u bëri një sfidë të bukur, të këndshme dhe do të thonim model i harmonisë nderfetare në trevën e Malësisë së Madhe. Pikërisht sot në prag të Fitër Bajramit, paketa e solidaritet njerëzor dhe vëllazëror vëtëm për besimtarët mysliman nga Malësia e Madhe deri në Postribë të Shkodrës, i kapërcen të gjitha hamendësimët ndryshe.

Kësisoj, 7o familje të besimit mysliman, të konsideruar në nevojë, kanë perfituar sot nga kjo paketë solidariteti nga biznesmeni i sukseshem, i besimit katolik Vasel Muçaj. Kjo pakëtë përbëhej 25 kg ushqime dhe një gjysëm mish qingji. Por jo vëtëm kaq! Jashtë listës së familjeve të konsideruara në nevoje, ishte edhe një listë tjeter e kësaj pakete solidariteti vëllazërore.

Rreth 3o familje të besimit mysliman, praktikantë të rregullt, shokë dhe miq, të presidentit Vasel Muçaj dhe të kompanisë së tij, iu gëzuan më së shumti këtij akti dhe shembulli mjaft domethënës të respektit dhe miqësisë ndërfetare që ka treguar përherë Malësia e Madhe. Modele të tilla si Vasel Muçaj sfidojnë çdo mendim ndryshe.

Ky akt i tillë, ka edhe një tjetër mesazh mjaft kuptimplotë. Çka do thotë që njerzë të tillë sfidojnë edhe jo pak nga ata politikan apo biznesmënë të cilët “kujtohen” për popullin e “varfër” vetëm atëhere kur afron fushata elektorale, qoftë ajo qëndrore apo lokale. Kështu, më siguri vitin tjeter që do të jemi kësi kohe edhe në fushatë elektorale, pa mëdyshje do shikojmë shtrim iftari, qese me ndihma, lista më të “varfer”.

Ndaj me siguri, votuesit besimtare të dy apo tre besimeve në Malësinë e Madhe e më gjërë do ju thonë: Ku ishit një vit më parë!? Ndaj besimtarët i thonë sot Vasel Muçës: Faleminderit për dhuratën! /Marrë nga Revista Fjala/