FOTO – Bie orket dhe bllokohet rruga në Qafë Thore, ARRSH njofton se po punohet për hapjen e aksit

Rruga e Thethit është bllokuar. Shkak është rënia e një orteku në afërsi të tunelit. Lajmi është zyrtar dhe nga ARRSH- Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një publikimi në Facebook, shoqëruar edhe me foto.

PUBLIKIMI I ARRSH NË FACEBOOK


Reshje me intesitet të ulët kanë përshkuar vendin

🦺Grupet e punës me mjetet dhe punëtorë janë në 🚜 çdo rrugë nacionale për të siguruar qarkullim normal 🚗

🌨Në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë 💨 ka pasur rënie të një orteku po punohet për hapjen e këtij segmenti

📍Në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës 🚧 të cilat janë pastruar nga kontranktori i murëmbajtjes ⚠️