
Një javë më parë, tre futbollistët shkodranë të Laçit, Shtubina, Nikaj dhe Fangaj, postonin një foto pasi kishin mundur Kamzën, dhe i bënin kështu një nder Vllaznisë, të kishte shpresa për mbijetesën edhe javën e fundit.
Por, pasi siguruan mbijetesën ditën e sotme, dhe Vllaznia u rrëzua, tre futbollistët e Kamzës, Zguro, Fukui dhe Fili, bëjnë ironi me atë foto të shkodranëve, dhe Zguro shkruan: Respekte nga çunat. Përshëndes 3 shkodranët e një jave më parë. Futbolli nuk luhet me klane për të hedhur një ekip dhe për të qëndruar një tjetër.”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!