NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO/ Bëni kujdes, gatimi në kushte horror në këto restorante

Tre lokale që nuk përmbushnin kushtet higjieno-sanitare janë mbyllur gjatë ditës së sotme në Jalë. Bazuar në njoftimin e bërë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit këto lokale u mbyllën për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve të sigurisë ushqimore.

Zyrtarisht mësohet se janë evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.


Ndërkohë ndaj restoranteve “Lavdoshi”, “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë vendosur gjoba prej 300,000 lekësh për secilin, si edhe bllokim të tyre.

Pamjet e mëposhtme tregojnë edhe gjendjen e tmerrshme ku tregtoheshin dhe mbaheshin ushqimet që më tej u servireshin konsumatorëve./joq/

 

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media