Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Bazilika Paleokristiane e shekullit V në Mërqi të Lezhës, historianë dhe arkeologë po tregojnë interes..

ShkodraWeb 28 May, 2025
kisha merqi lezhe 2025

Bazilika Paleokristiane e Shekullit të V ndodhet mbi majen e një kodre me lartësi 33 m, në Suka e Gjelit në fshatin Mërqi të Lezhës. Kjo kodër në formë konike ndodhet në mes të fushës përballë qëndres së fshatit.

Historianë dhe arkeologë po tregojnë interes për të vizituar gjurmët e kësaj Bazilike.

Historiani Paulin Zefi së bashku me Neritan Cekën, Edmond Hoxhën, Elio Hobdarin Ervin Kujtilën kanë vizituar gjatë ditës së sotme kishen paleokristiane në Kodren Suka e Gjelit në Mërqi, vetëm 3 km nga qyteti i Lezhës.

84a86567-f070-4e51-85b0-66576f7966dd
e71437bf-597c-4d43-afd0-7dd775a1eda5
6b0c904e-2bff-4cab-b0bf-ac24df5d2442

Në vitin 2008 nën drejtimin e arkeologut Gëzim Hoxha ekipi i ekspedites shqiptaro-gjermanr rivlerësoi gjurmet arkeologjike të Sukës së Gjelit në Mërqi, ku pas pastrimit dhe disa punimëve u zbulua një monument si një kishë paleokristiane.

Ndërsa gjatë gërmimëve në muajin korrik 2014, u detajua edhe më tej planimetria e monumentit ku sipas Gëzim Hoxhës dhe homolugut gjerman Andreas Oettel, është një bazilikë paleokristiane me tre nefe:

-Absida në anën lindore.
-Narteksi në anën perendimore
-Egzonarteksi.

Në veri të naosit të Bazilikës është ndërtuar edhe një ambjent i bashkëngjitur në po të njëjten gjatësi me naosin. Teknika e ndërtimit është me gurë gelqerorë dhe ranorë, të lidhura me llaq gëlqereje, por edhe me alternim radhë tullash. Sipas Gëzim Hoxhës dhe Elio Hobdarit, kjo teknikë njihet si “Opus Mixtum”.

390954a5-f959-4215-b588-2bf24ebb1141
8aa95a2f-aab9-421e-af8b-f0ada0d5d1ae
65a45a85-5740-43f1-be7c-f292b746eb24
2ed43e7e-da61-4cd8-93a7-de2fa1105ed4 (1)

Ata kanë vënë theksin që në vitin 2014, se kjo bazilikë gjendet vetëm 3 km lark bazilikës paleokristiane të Shën Gjergjit në qytetin e Lezhës. Vendodhja e bazilikës në një kodër në mes të fushës hedh hipoteza se kjo është një bazilikë me karakter pelegrinazhi e vendosur në “suburbium”-in e Lissusit antik të vonë.

Që në vitin 2014 arkeologët dhe historianet janë të bindur se në Suken e Gjelit në Mërqi të Lezhës kanë të bëjnë me një objekt paleokristian të dorës së parë dhe një monument arkeologjik shumë të rëndësishëm. /Nga Lindita KOKAJ, për ShkodraWeb/

36583fc2-4392-4205-b0a4-4a7fc6c42eb8
f656dcdc-b43c-4187-98f2-a295604db227

Post navigation

Previous: Cristiano Ronaldo i tha lamtumirë por klubi arab ka një ofertë stratosferike për 40- vjeçarin…
Next: VIDEO – Dom Gjergj Meta pritet në audiencë të përgjithshme në Vatikan nga Papa Leoni XIV…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.