Në zyrën e Kryetares se Bashkise Shkoder zj. Voltana Ademi eshte zhvilluar nje takim koordinues- konsultativ per tregjet ne territor. Gjate takimit eshte vene theksi ne disiplinimin e shpejte dhe te strukturuar ne baze te ligjit.
Ne takimin ku ishin edhe perfaqesues te drejtorive rajonale te linjes eshte informuar se punimet ne Merkaton e Mishit ne lagjen “Rus” kane avancuar ndjeshem. Detyrimet e saj sipas akt- marreveshjes me tregtaret, Bashkia i ka permbushur. Tanime mbetet vetem lidhja me rrjetin elektrik te merkates nga ana e OSHEE. Pavaresisht kerkesave te vazhdueshme nga Bashkia, OSHEE nuk ka realizuar lidhjen dhe si rruge e vetme eshte pare perfshirja e Institucionit te Prefektit per zgjidhjen e ngerçit.
Po ashtu eshte prezantuar edhe ideja e sistemimit te tregut ne oborrin e Merkatos ne “Rus” ku do te kete hapesire per rreth 160 tregtare. Eshte diskutuar edhe per gjetjen e hapesirave per mini- tregje ne zona te ndyshme te qytetit, gjithmone per t’i sherbyer tregtareve e qytetareve dhe ne permbushje te kritereve ligjore.
Pike tjeter e takimit ishte edhe sistemimi perfundimtar i tregjeve te gjese se gjalle. Kryebashkiakja Ademi eshte treguar e prere duke thene se do t’i jepet fund tregtimit ne rruge. Eshte lene detyre hartimi i nje plani te detajuar veprimi per te garantuar zgjidhje perfundimtare ne koordinim ne mes institucioneve. Takimi i sotem do te pasohet brenda pak diteve nga nje tjeter qe do te vere ne rrugen e zgjidhjes finale te ketyre problemeve. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/