
Në kuadër të muajit tetor, i cilësuar në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Bashkia e Shkodrës zhvilloi sot aktivitetin përmbyllës me synim rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe rëndësinë mbi kujdesin personal për këtë sëmundje.
Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të të jetuarit.
Në bashkëpunim me partnerët tanë të shoqërisë civile, DAR e DSHP është organizuar panairi social sensibilizues i cili ka përcjellë mesazhet e rëndësishme për vajzat dhe gratë
• Të vetë kontrollohemi periodikisht çdo muaj,
• Të kryejmë ekzaminim klinik të gjirit nga një personel shëndetësor
• Të kryejmë periodikisht Mamografia dhe Eko te gjirit
Aktiviteti i sotëm u përshëndet nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zj. Voltana Ademi, deputeti i qarkut Shkodër z. Bardh Spahia, mjekja onkologe Dr. Daniela Bega dhe aktorja Rita Gjeka.
[masterslider id=”7″]