
Perballë fatkeqesive, Bashkia Shkodër është në ndihmë të komunitetit. Stafi i Bashkisë Shkodër bashkë me organizatat partnere “Shpresë për botën” dhe “Kryqi i kuq”, pas fatkeqësisë së familjes Stafuka, e cila humbi gjithçka si pasojë e rënies së zjarrit në banesë, u angazhua për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje me 5 anëtarë duke siguruar ndihma në ushqime dhe veshmbathje per anëtarët e kësaj familje.
Ndërkohe që, po kryhen të gjitha proçedurat për ndihmën e menjëhershme që jepet në rastet e fatkeqësive.
Bashkia Shkodër, është pranë komunitetit në të tilla fatkeqësi duke dhënë ndihmën e nevojshme, ndërkohë që përvec ndihmës së saj ajo fton bizneset që të mund të kontribuojnë për këtë familje. /Marre nga faqja zyrtare ne Facebook e Bashkise Shkoder/