Gjatë së premtes në takimin me kryetaren e Bashkisë Shkodër tregëtarët kanë diskutuar problemet dhe shqetësimet mbi vënien në funksion të Merkatës se Rusit në Shkodër. Tregëtarët kanë shprehur problematikën e mbylljes së kësaj merkate, ku 38 biznese tashmë kanë ulur qepenat pas ndërhyres se AKU, pasi nuk plotesojnë kushtet higjeno sanitare.
Gjatë këtij takimi, së bashku me tregtarët dhe AKU është rënë dakord, që të lidhen të gjitha kontratat e rregullta me Bashkinë e Shkodrës, dhe kjo merkatë nuk do të hapet deri në plotësimin e kushteve. Bashkia Shkodër ka hyrë garant në mbeshtetjen ndaj bizneseve ne plotesimin e kerkesave të kerkuara nga AKU.
Mbështetja ndaj biznesit formal dhe të rregullt është detyra jonë e përbashkët. /Marre nga faqja zyrtare ne Facebook e Bashkise Shkoder/