
Sot Bashkia Shkodër është vlerësuar “BASHKIA ME PRAKTIKËN MË TË MIRË TË FINANCIMIT TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE ME FONDE PUBLIKE”. Çmimi i është akorduar kryetares së Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi nga përfaqësues të Programit ReLOaD/UNDP, znj. Misela Dervishi dhe znj. Lorena Gjergji.
Bashkia e Shkodrës është renditur e para në Shqipëri, me 90 pikë, duke kryesuar listën më pas me Bashkinë e Tiranës, atë të Përmetit e të tjera Njësi të Qeverisjes Vendore. Vlerësimi është bazuar mbi pesë kritere dhe konkretisht:
Alokimi i fondeve për organizatat e shoqërisë civile.
Përcaktimi i fushave prioritare dhe disponueshmëria gjatë thirrjeve publike.
Pjesëmarrja aktive gjatë vizitave monitoruese.
Kontributi financiar i bashkisë dhe pagesat e kryera në kohë.
Thirrjet publike të tjera që kanë përdorur metodologjinë LOD.
Programi ReLOaD, i finanacuar nga Bashkimi Europain, ka nisur në vitin 2017 për të mbështetur demokratizimin dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve. Një sërë aktivitetesh e projektesh janë realizuar me sukses në bashkëpunim të ngushtë me organizatat lokale partnere nga nënshkrimi i marrëveshjes.
Bashkia Shkodër vazhdon të jetë e para në financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile me fonde publike përmes metodologjisë ReLOad, Pas 3 viteve ajo vazhdon të ruajë të njëjtën renditje në nivel kombëtar. /Marrë nga faqja zyrtare në FB e Bashkisë Shkodër/