
Persona të papërgjegjshëm i kanë vënë flakën disa gomave në afërsi të Beltojës. Sapo është marrë informacioni, Bashkia e Shkodrës ka nisur zjarrëfikëset për shuarjen e zjarreve, ndërsa është njoftuar Policia e Shtetit.
Në vendngjarje janë konstatuar 2 zjarre, në distancë rreth 200 m, ku njëri është tentuar të fiket duke e mbuluar me inerte dhe ishte fare pranë bregut të lumit Drin. Në vijim, është kryer kontroll në të gjithë gjatësinë, për të verifikuar nëse ka vatra të tjera zjarri.
Gjatë kontrolleve janë gjetur një sasi e konsiderueshme e gomave, që sipas gjasave ishin përgatitur për djegie. Bashkia e Shkodrës është e vendosur në ruajtje të mjedisit dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për pengimin e individëve që përpiqen ta dëmtojnë. Ndërkohë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve që të sinjalizojnë nëse konstatojnë veprime të tilla që dëmtojnë mjedisin, shtëpinë tonë të përbashkët. /Marrë nga faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër në Facebook/