
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në Twitter në lidhje me takimin me Mathew Palmer.
“Bisedë e hapur dhe konstruktive me Mattheë Palmer mbi situatën: mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykates së Lartë, pandeshkueshmeria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Perkushtim i perbashket per demokraci, shtetin e se drejtes dhe mireqeverisjen si rruga e vetme per stabilitet dhe Shqiperine ne BE”, shkruan Basha në Twitter.