NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO/ Basha në 28-vjetorin e RD-së: PD do të jetë gjithmonë në mbështetje të lirisë së medias…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në festën e 28-vjetorit të themelimit të gazetës së parë të lirë shqiptare, Rilindja demokratike. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, ka uruar themeluesit dhe bashkëpunëtorët ndër vite të Rkësaj gazete, dhe shtoi se ai dhe PD do të jenë gjithmonë në mbështetje të gazetarëve dhe fjalës së lirë.


“Dua të uroj të gjithë gazetarët sepse sot është një ditë feste për të gjithë median e lirë. Ju uroj duke e para gotën gjysmë plot, jo me të këqijat me të zezat që ky regjim ka derdhur mbi mediat gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar, por me të mirat, me qëndresën e tyre të cilët u përballën me sfidat që lamë pas por do të përballen edhe këtë vit mjaft të rëndësishëm. PD do të jetë në krah të tyre, me ne nuk ka asnjë vijë ndarëse mes dallëndyshes së parë të fjalës së lirë RD-së, pdhe mes gazetarëve që punojnë sot. Ju garantoj mbështetjen time të nderuar gazetarë në të gjitha betejat tuaja. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një vit të mbarë për lirinë e medias”, u shpreh Basha.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! ABONOHU tani!