
Bardh Jera, një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit në Shkodër por edhe në Shqipëri, pavarësisht viteve të shumta që jeton në Tiranë, e domonstron në çdo moment qënien shkodran, duke nisur nga dialekti në studio televizive. Sot Jera ka dhënë një provë të fortë publike që zemra e tij vijon të jetë kuqeblu. Ndodhet në Kiev ku do të ndjekë ndeshjen finale të Champions League, por kujtohet për Vllazninë: “Prag ndeshje, finale kupes se kampioneve, Liverpul- Real Madrid! Rrofte Vlaznia, ❤!!!”, shkruan Bardh Jera.