Foto/ Barbana poston foto me nenen e saj, e para pas vdekjes se Ergit

Vdekja e një personi të dashur të lë në zemër një dhimbje të madhe e cila me kalimin e kohës lehtësohet por nuk largohet kurrë. Asnjëherë nuk i harrojmë ata që janë larguar nga jeta, por mësojmë të jetojmë pa ta, sepse sic i thonë dhe shprehjës “Jeta vazhdon”. Edhe për familjarët e këngëtarit të njohur Ergi Dini, jeta ka vazhduar edhe pse me dhimbje të madhe. Motra e tij, Barbana përmes postimeve në rrjetet sociale, nuk lë rast pa e kujtuar të vëllanë për t’i terguar atij se i mungon çdo sekondë të ditës. Sot këngëtarja ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet së bashku me të ëmën. Kjo është hera e parë që shohim të ëmën e Ergit, Mimozën pas ndarjes nga jeta e djalit të saj.
E veshur me të zeza, mësuese Mimoza dhe vajza e saj Barbana duket se kanë gjetur qetësi në krahët e njëra-tjetrës.“Në vendin e vetëm në tokë ku gjej qetësi…në krahët e tu”,-shkruan Barbana krah fotos. Kujtojmë që këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç humbi jetën nga një aksident me motor mbrëmjen e 21 nëntorit të vitit të kaluar. /BALKANWEB/
Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!