Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

FOTO – Banesa shkodrane e familjes Idriz Dallnesi, mbi 200 vite vlera të ruajtura e trashëguara me kujdes…

ShkodraWeb 1 month ago
754

Një ndër banesat tipike e përfaqësuese të ndërtimtarisë së shek. XX, shpallur monument kulture kategoria I-rë (1973) nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Banesa e familjes Dallnesi, mbi 200 vjeçare, ndodhet në lagjen Perash, Shkodër.

Ndonëse nuk ka një datë të saktë të ndërtimit, vendodhja e saj i paraprin zgjerimit të qytetit dhe krijimit të zonave të reja të banuara të Shkodrës, si qendra qytetare relativisht të reja.

Banesa, dykatëshe, ruan mjaft mirë skemën planimetriko- funksionale të banesës karakteristike që i përket periudhës së shek XIX-XX, që reflekton edhe zgjerimin e marrdhënieve kapitaliste në Shqipëri.

Ajo ka trashëguar tre mjedise karakteristike si mjedisi i odës së miqve, oxhaku i plazmuar, ornamentika e zbukurimores së mjediseve ku veçohen gdhendjet e drurit dhe pikturimi në material drusor. Në këtë banesë spikat trajtimi i kujdesshëm i pamjes së jashtme të banesës duke u larguar nga dekori i rëndë i tipologjisë së banesave karakteristike shkodrane me prani të shtuar të ornamenteve.

Kati përdhe është i ndërtuar me gur, po kështu edhe kolonatet e katit të dytë, ndërsa së brendshmi mbizotëron druri i gdhendur dhe i pikturuar. Sipas familjarëve, në vitin 1955, Idrizi, me profesion tregtar, bleu banesën në pronësi të familjes së njohur shkodrane Serreqi.

Që atëherë në këtë banesë, jetoj Idriz Dallnesi, tregtar i njohur në pazarin e Shkodrës në vitet 1950. Idrizi, një djalë i shkathët dhe shumë energjik, që në moshën 12 -vjeçare nis punën si ndihmës në klinikën e parë dentare të Shkodrës me dentist, Sali Shkodra. Më pas, në moshën 22-vjeçare, ai nis punën si ndihmës tregtar në pazarin e Shkodrës, ku shumë shpejt do të hapte dhe magazinën më të madhe të fruta-perimeve në Rus. Nga martesa me Tanushen, ai trashëgoj 7 fëmijë, Musanë, Felekun, Fehminë, Kujtimin, Milihanë, Jonuzin dhe Muhametin, (djali i vogël i familjes), tregtar, që është sot një ndër banorët e kësaj shtëpie karakteristike. /Publikuar në Facebook nga DRTK Shkodër/

Continue Reading

LAJM PARA: “Nuk kanë bërë denoncime”, deklarata e fortë e gazetarit Artan Hoxha: Janë vjedhur dhe banesat e 3 ministrave
LAJM PAS: OPINION – Robin Hood-ët e kohëve moderne më të vlefshëm se ai i vërteti i pyllit të Sherwood…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

7 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

13 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

7 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

13 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.